Bullgarët po votojnë në zgjedhjet e tyre të pesta parlamentare brenda dy vitesh, mes pakënaqësisë në rritje ndaj elitave politike, ku sipas shume qytetareve bullgare, nuk e kane vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe të zhvilluar ekonominë.
Në Bullgari kanë të drejtë vote kanë rreth 6.6 milionë qytetarë. Sondazhet e opinionit tregojnë se votimi ka të ngjarë të lërë Bullgarinë përsëri pa një shumicë parlamentare funksionale, duke vënë në pikëpyetje ambiciet e saj për t’u bashkuar me eurozonën në një afat të afërt dhe për të përdorur efektivisht ndihmën e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen pas pandemisë së COVID-19. Votimi fillon në orën 7 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundon në orën 20:00. Në garë është një koalicion i partisë së qendrës së djathtë GERB i ish-kryeministrit veteran Boyko Borissov, 63 vjeç, dhe partnerit të saj të vogël të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS), si dhe koalicioni pro-perëndimor ‘Ne Vazhdojmë Ndryshimin’ udhëhequr nga Kiril Petkov dhe Partia Bullgaria Demokratike.
“Pavarësisht se cila nga të dyja koalicionet del e para, ajo nuk zgjidh pyetjen e madhe – cilat janë perspektivat e formimit të një qeverie,” tha Genoveva Petrova e Alpha Research. Të dy koalicionet janë kokë më kokë sipas sondazheve të fundit opinionit. Në rrezik mund të jetë edhe qëndrimi i Bullgarisë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Dikur aleate e presidentit Vladimir Putin, Sofja ka mbështetur Kievin që kur Moska nisi atë që e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.
Dy koalicionet në garë të dielën duan që Bullgaria të mbajë qëndrimin e saj pro-ukrainas, por presidenti Rumen Radev, i cili ka pasur shumë pushtet gjatë gjithë paqëndrueshmërisë politike, ka nxitur për një qasje më të zbutur ndaj Putin. Pjesëmarrja pritet të jetë e ulët për shkak të apatisë dhe zhgënjimit të votuesve me politikanët, të cilët nuk kanë arritur të formojnë qeveri të qëndrueshme dhe të ofrojnë qeverisje në një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara të Bashkimit Evropian, bazuar nga raportimet e mediave ndërkombëtare.