Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është duke zhvilluar takime me partitë politike në Maqedoni në kuadër të krizës politike që ka përfshirë vendin.
Ai është takuar me përfaqësues të “Rilindjes me BESË”, ndërkohë që ka zhvilluar takim dhe me me përfaqësues të koalicionit “Aleanca për shqiptarët”. Ai është takuar me përfaqësuesit e BDI-së, me në krye Ali Ahmetin.
Në orën 16.00 vijon takimi me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në orën 17:30 me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Ky takim po mbahet në kuadër të formimit të qeverisë së re, pasi Gruevski dështoi në formimin e mazhorancës. (XH.A/SHUPLAKA)