08:08 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Kriza’ Rama-Meta/ Fitim Zekthi: Për dy arsye, ja kujt duhet t’i japë shpjegime Presidenti

10:34 | 07/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Kriza’ Rama-Meta/ Fitim Zekthi: Për dy arsye, ja kujt duhet t’i japë shpjegime Presidenti

Analisti Fitim Zekth, i ftuar në ‘Fax News’ për të folur mbi aktualitetin politik thotë se kriza mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama tregon gjendjen e përgjithshme të vendit, por edhe nevojën e Ramës për të kontrolluar Ministrinë e Brendshme.

Sipas tij me largimin e Xhafajt Rama kërkonte që të vendoste të besuarin të tij në Ministrinë e Brendshme për ta marrë tërësisht nën kontroll.

“Largimi i Xhafajt nënkuptonte se duhej zëvendësuar me dikë që ia mundësonte kryeministrit marrjen e kontrollit të Ministrisë së Brendshme, për këtë arsye dërgoi në presidencë dikë që publikisht tha se është i dërguar i kryeministrit në Ministrinë e Brendshme.

Ministrat marrin përgjegjësi edhe personale, nuk mund të jetë thjesht një zgjatim i kryeministrit, po të ishte kështu edhe procedura e tij do të ishte si procedura e emërimit të një zv. ministri, apo edhe një drejtori policie. Nuk do kalonte në Presidencë dhe për miratim në Parlament.

Pra këto lloj funksionesh kërkojnë kontroll edhe nga presidenti edhe parlamenti, për këtë arsye këta persona mund të jenë njerëz që punojnë me kryeministrin por jo vartës të verbër të kryeministrit. Pra kriza vjen si pasojë edhe e krizës reale në jetën e vendit dhe faktit që kryeministri për të arritur qëllimin e vet fundor për të marrë nën kontroll Ministrinë e Brendshme, nëpërmjet një njeriu të bindur të tij, duke e emëruar zv.ministër dhe duke i dhënë kompetencat e një ministri. Kjo është e pangjashme.

Kriza Rama Meta reflekton gjendjen e vendit dhe nevojën e Ramës për të kontrolluar Ministrinë e Brendshme.

Nuk po them që Meta kishte të drejtë kushtetuese ta refuzonte kandidaturën, por presidenti ka të drejtë ta kontrollojë me imtësi kandidatin që i vjen, dhe nëse gjen arsye ka të drejtë ta kthejë, arsyet ndoshta nuk mund të bëhen publike për publikun se pse është kthyer, por Parlamentit duhet t’i bëhen. Parlamentit Meta i detyohet t’i japë shpjegime. Nuk e di nëse është ky rasti që Meta ta kthejë këtë kandidat, por po them që ka të drejtë, se presidenti ka rol kontrollues, sado pak, por ka të drejtë, pra mund të themi se Meta aq sa ka vepruar është brenda hapësirës kushtetuese, ndërsa ajo që ka bërë zoti Rama është krejtësisht antikushtetuese.

Pra nuk  mundet, që të ketë funksionet e Ministrit të Brendshëm, për një kohë të pacaktuar, nuk e dimë sa do rrijë në qeveri zoti Rama, por nuk mund të vazhdojmë deri në  fund me një zv. ministër, nuk është funksion kushtetues se ministri vendoset me dekret presidenti dhe miratim nga Parlamenti”, u shpreh Fitim Zekthi ndër të tjera.

Etiketa: fitim zekthikriza Rama-Meta
Pas

Stresi prej ditësh në burg, ja ç’mendon vjehrra për të (Fotot)

Para

Nuk arritën objektivat e shitjes, menaxherët detyrojnë stafin të pijnë urinë dhe të hanë buburreca

Para
Nuk arritën objektivat e shitjes, menaxherët detyrojnë stafin të pijnë urinë dhe të hanë buburreca

Nuk arritën objektivat e shitjes, menaxherët detyrojnë stafin të pijnë urinë dhe të hanë buburreca

Discussion about this post

 



Të Fundit

Linja ajrore izraelite do të fillojë të sjellë qytetarët e bllokuar në shtëpi

Izraeli godet vendndodhjen e municioneve në Iran, Teherani i përgjigjet për herë të parë me raketën balistike supersonike

Mbi 50 avionë luftarakë izraelit sulmojnë objektiva të rëndësishme ushtarake në Iran

David Petraeus dhe ‘matematika e raketave’: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Të dyshuar si agjentë të Izraelit, arrestohen disa persona në qytete të Iranit

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë

Izraeli lëshon 50 avionë kundër Iranit, godet vendet ku prodhohen raketa

Sot nis rinumërimi i 1282 kutive të qarkut Tiranë, do të shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.