Teksa Shqipëria është përfshirë nga një krizë e thellë kushtetuese dhe politike, poshtë në terren njerëz po përballen me një krizë tjetër; humbjen e vendeve të punës. Zhvillimet e fundit ekonomike sugjerojnë se shqiptarët po humbasin vendet e punës dhe fatkeqësisht me ritmin më të shpejt që është regjistruar ndonjëherë në histori.
Instituti i Statistikave raportoi se në periudhën Tetor 2018-Mars 2019, numri të punësuarve në bizneset private jashtë sektorit bujqësor është ulur me mbi 16 mijë vetë. Kjo do te thote se krahasuar me shtatorin e vitit te kaluar, 16 mije qytetare kane humbur vendin e punes dhe aktualisht jane te papune.
Numri i te punesuarve ne bizneset private është treguesi më i vlefshëm i tregut të punës, i cili raportohet direkt nga burimi administrativ, pra listëpagesat që bizneset dorëzojnë tek Tatimet.
Që nga viti 2012, kur INSTAT nisi të raportojë treguesit e papunësisë me frekuencë tremujore, numri i të punësuarve në bizneset private vetëm është rritur. Deri në shtator të vitit të kaluar, kur tendenca u përmbys. Që pas shtatorit, numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqesor është ulur për dy tremujor rresht dhe me ritme të forta, si asnjëherë tjetër më parë.
Por cfarë po ndodh në tregun e punës? Pse biznesi po shkurton masivisht vendet e punës?
Një pjesë e rënies mund të vijë nga mbyllja e lojrave të fatit. Sipas vlerësimeve të vet Ministrisë së Financave, në kohën kur u mor vendimi për ndalimin e bixhozit, kompanitë e kumarit kishin rreth 8 mijë të punësuar formal. Por sërish mbyllja e llotove dhe kazinove elektronike shpjegon vetëm gjysmën e rënies së numrit të punësuarve. Diccka tjetër po ndodh në tregun e punës dhe me shumë gjasa është e lidhur me mbytjen e biznesit të vogël.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë punëdhënësit më të mëdhenj në ekonomi. Por një sërë indikatorësh tregojnë se kjo kategori biznesesh po përballet me vështirësi, veccanërisht në dy vitet e fundit.
Goditja e parë ndaj sipërmarrjeve të vogla erdhi me rritjen e taksave lokale në vitet 2016-2017. Por grushti i knock out-it ishte përfshirja në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila duket se ka ccuar shumë biznese të vogla drejt mbylljes ose në rastin më të mirë pezullimin e aktivitetit.
Sipas INSTAT, numri i bizneseve aktive me 1-4 të punësuar u ul vitin e kaluar. Vecc kësaj, ato biznese të cilat nuk i kanë ulur ende qepenat duket se kanë shkurtuar numrin e punonjësve.
Veccanërisht në dy vitet e fundit, politikat kanë favorizuar përqëndrimin e aktivitetit ekonomik tek ndërmarrjet e mëdha. Kjo ndoshta mund t’i japë ekonomisë më shumë eficcencë, por më pak punësim.
Shqipëria vijon të ketë një shkallë të lartë papunësie, përkatësisht 12.1 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Nëse biznesi vazhdon të shkurtojë vende pune me këtë ritëm, Shqipëria do të zhytet zyrtarisht në një krizë tjetër. Krizën e papunësisë.