Për Milanin duket se nuk ka ditë mira dhe kriza vetëm sap o thellohet. “Djalli” ka shënuar një humbje të turpshme sot në kampionatin Italian ku është mposhtur me reazultatin 3-0 nga Verona vetëm tre ditë pasi e eliminoi këtë të fundit me të njëjtin reazultat nga Kupa e Italisë.
Në fillim ishte futbollisti Caracciolo që hapi serinë e golave pas 24 minutave lojë, për të mbyllur 1-0 pjesën e parë.
Në pjesë të dytë, Verona shënoi sërish shpejt në minutën e 55-të ku Kean shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi. Goditjen përfundimtare kuqezinjve ua dha Bessa në minutën e 75-të, i cili po ashtu shënoi pas një kundërsulmi të bukur, duke i shkaktuar një humbje katastrofike Milanit I cili nuk po del nga kriza e mungesës së rezultateve.
Kjo ishte humbja e shtatë e skuadrës së Genaro Gattusos pas 17 javëve.
Milani ka mbledhur 24 pikë në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit. (B.H/Faxweb)