12:28 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kriza zgjidhet më 2 maj

10:23 | 17/04/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza zgjidhet më 2 maj

Nga Elton METAJ

Në lëmshin e datave të lidhura me zgjedhjet parlamentare dhe procesin zgjedhor është gjithnjë e më e vështirë të orientohesh. Të gjithë shqiptojnë apo dëgjojnë 18 qershorin, 9 prillin, 18 prillin, 19 prillin, 29 prillin, 7 majin, 24 korrikun e kështu me radhë. Këto data janë kthyer befas në numrat më të rëndësishëm të lotarisë politike. Data e dekretuar e zgjedhjeve, afatet e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpallja e koalicioneve elektorale, miratimi i listës së kandidatëve për deputetë, zgjedhja e kryebashkiakut të Kavajës, si dhe votimi e nisja e punës së Presidentit të ri të Republikës, janë sigurisht momente të rëndësishme. Në fotografinë e krizës, opozita e kushtëzon hyrjen e saj në zgjedhje me largimin e kryeministrit Rama, si garanci për një proces të lirë e të ndershëm, Parlamenti ka mbetur vetëm me deputetët e shumicës, ndërsa reforma në drejtësi pothuajse ka ngecur. Presidenti e Prokurori i Përgjithshëm janë në muajt e fundit të qëndrimit në zyrë, KLD-ja “ka vdekur” dhe Avokati i Popullit vazhdon guximshëm të punojë përtej mandatit. Dhe që kriza të zgjidhet duhet të zhbllokohen ngërçet e krijuara rreth këtyre datave dhe proceseve të rëndësishme politike.

Por në listën e gjatë të datave mungon 2 maji. Për ta zbuluar misterin e saj nuk ka nevojë të hapësh Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, statutet e partive apo arkivat e deklaratave të politikanëve. Më 2 maj pasdite, dhjetëra mijëra shqiptarë do të ulen përpara një kompjuteri dhe do të shohin, nëse aplikimi i tyre në Lotarinë Amerikane të Vizave të Emigrimit ka qenë i suksesshëm ose jo. Një ritual i përvitshëm, që ka shtuar në mënyrë të ndjeshme edhe numrin e aplikuesve nga Shqipëria. Në vitin 2015 u raportua për 200 mijë aplikime nga Shqipëria e vogël, të cilës i kanë mbetur më pak 3 milionë banorë brenda kufijve shtetërorë. Rreth 3 mijë do të jenë fatlumët, të cilët së bashku me familjarët llogaritet ta kalojnë numrin 10 mijë të shqiptarëve që do të mbushin “anijet e ajrit” drejt “tokës së premtuar”. Ata që do të mbeten këtu ndoshta do të tentojnë sërish vitin e ardhshëm, duke pasur të pandryshuar një dëshirë: Ikjen nga Shqipëria.

Për fituesit, pra për ata që do të ikin, do të ketë pak ose aspak rëndësi se çfarë do të ndodhë me krizën politike. Ata do ta kenë zgjidhur krizën e tyre dhe do të shohin e provojnë një perspektivë tjetër. Shqipëria e tkurrur dhe e rrudhur, ku edhe fëmijë po lindin gjithnjë e më pak, do të mbetet këtu, sigurisht me më pak njerëz e më pak shpresë.

Në rast se analizës së largimit të shqiptarëve i bën edhe një skaner politik, sigurisht që do të gjesh arsye për të kritikuar çdo qeveri. Duke nisur prej atyre që qeverisën dekada më parë e me radhë deri te qeveria që po mbyll mandatin katërvjeçar. Ka nga ata që e lidhin largimin e shqiptarëve me gjendjen ekonomike, e të tjerë pikërisht me shpresën. Fakti që tashmë po e lënë këtë vend edhe ata që nuk janë të varfër, por kanë ndërtuar karrierën e familjen, tregon se problemi nuk është thjesht ekonomik. Për ta mbajtur në atdhe këtë shtresë të mesme të shoqërisë, as të varfër e as të pasur, nuk mjaftojnë 100 apo 200 dollarë më tepër në llogarinë bankare ditën e pagës mujore. Nuk mjafton të rrisësh pagën minimale me 10 dollarë apo atë shtetërore me 20 dollarë. Duhet diçka më tepër dhe duhet diçka që sot nuk mund ta vlerësosh me një çmim. Pra, duhet  pikërisht shpresë,  shpresë se gjërat do të ndryshojnë, do të ecin në rrugën e duhur dhe do të ndikojnë për mirë jetët e të vegjëlve e të mëdhenjve të këtij vendi. Sot Shqipëria nuk e ofron këtë shpresë dhe duket se mungesa e saj po i përzë “bijtë e saj”. E mësuar me emigracion e largime ndër shekuj, duket se ky vend i vogël bën gjithçka për të mos u rritur dhe dëshiron të jetë ai fëmija i pavëmendshëm e hokatar që harron për çfarë qan dhe gëzohet kur sheh ngjyra e drita. Për këtë duhet të jemi realistë dhe krenaria kombëtare e dashuria për vendin ku kemi lerë nuk mjaftojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Krizat e mëdha të njerëzve të vegjël do të zgjidhen më 2 maj, ndërsa kriza e të mëdhenjve ende nuk dihet se kur do të marrë fund. Ajo vazhdon të jetë mes nesh për shkak të atyre që e duan kolltukun më shumë se veten dhe veten më shumë se gjithçka; për shkak të atyre që i kënaqin shqiptarët me ëndrra dhe ëndrrat ua kthejnë në makth; për shkak të atyre që qeverisin me paaftësi dhe paaftësinë e kthejnë në meritë; për shkak të atyre që dinë gjithçka për çdo gjë dhe bëjnë çdo gjë për të pasur gjithçka. Në fund janë shqiptarët ata që paguajnë, duke ndenjur apo duke ikur, duke votuar apo duke mos votuar, duke pasur shpresë për ndryshim apo duke ndryshuar për të pasur shpresë.

Etiketa: 2 majElton Metajkriza
Pas

Zhdukja e bletëve nga hashashi, reagon Ben Blushi: Kryeministër që vret bletët

Para

”Nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë”, arbitri u rrah keq në Tepelenë. Arrestohet futbollisti

Para
”Nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë”, arbitri u rrah keq në Tepelenë. Arrestohet futbollisti

''Nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë'', arbitri u rrah keq në Tepelenë. Arrestohet futbollisti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Rinis 1 orë me vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

Numërohen 39.2% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 130 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, PD 2

Shkodër/Arrestohen babë e bir për shitje kanabisi në qytet

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë Xhafaj dhe Braçe

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, PS fiton bindshëm

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.