Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i spitalit të Kavajës. Daiu e ka konfirmuar dorëheqjen edhe përmes një ripostimi në faqen e tij në rrjetin social ”Facebook” të informacionit mbi dorëheqjen e tij.
Ndërkohë në shkurt të këtij viti, Daiu u tërhoq nga dorëheqja e shumëdiskutuar si rezultat i debateve mes tij dhe kryebashkiakut të Kavajës, si dhe kthimin e spitalit në ambient karantine për të prekurit nga koronavirusi i ri.
Dorëheqja komentohet si produkt i një kríze në degën e PS-së Kavajë, që po organizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.