Kroacia ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Nigerisë duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në në synimin për të kaluar grupin.
Kroacia kaloi në avantazh në minutën e 32’ pas një autogoli të Oghenekaro Etebo, ndërsa goli i dytë u shënua nga Modriç në minutën e 71’ të pjesës së dytë.
Kroacia tani i prin grupit me 3 pikë, duke i lënë prapa Argjentinën dhe Islandën me nga 1 pikë, respektivisht, dhe Nigerinë në vendin e fundit me 0 pikë. (B.H/Faxweb)