Pas vendimit të gjykatës kroate, ballisti Ismail Morina është shumë pranë ekstradimit në Beograd. Mirëpo vëllai i tij Xhevahir Morina, i bën apel kryeministrit si edhe ministrit të Drejtësisë dritan Demirajn, që ta ndihmojnë ballistin që ngriti droning në Beograd, të mos ekstradohet atje.
“Vëllai më tha të bëj të pamundurën për të mos e dërguar në Beograd. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë që të na ndihmojnë për të mos e çuar vëllain tonë atje. I bëjmë thirrje kujtdo që mundet të na ndihmojë”, apelon Xhevahir Morina në një intervistë për Top Channel.
Ndër të tjera, Xhevahir Morina, i cili ishte me Ismailin kur e arrestuan rreth dy muaj më parë, tregon se si ndodhi arrestimi.
“Na vdiq babai dhe Ismaili vendosi të vinte për ceremoninë e varrimit. Por ai ishte pa pasaportën shqiptare pasi ia ka mbajtur shteti shqiptar. Në momentin që po kalonim kufirin me shtetin kroat, duke qenë se nuk kishte pasaportën shqiptare që shoqëronte dokumentin italian e arrestuan. Ka rreth dy muaj në burg dhe nga shteti shqiptar dhe ambasada nuk është interesuar askush”, shprehet vëllai i Ismail Morinës.
Kujtojmë se tifogrupi “Yllyrian Elite”, ka paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, për të kundërshtuar ekstradimin e Morinës në Beograd. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post