09:34 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kroçera derdh ujërat e zeza në plazhin e Sarandës, “Zgjidhja” e Kokëdhimës: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës dhe të Botës

20:34 | 04/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha kërkon ta zhbëjë, reagon “Zgjidhja” e Kokëdhimës: Mos e prekni reformën territoriale

Partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës ka reaguar lidhur me lajmin se një ditë më parë një kroçerë ka derdhur ujërat e zeza në bregdetin e Sarandës në mes të ditës.

Zgjidhja i kërkon kryeministrit Edi Rama që të mbajë përgjegjësi dhe të japë të njoftojë publikisht shkaqet e kësaj situate dhe masat e marra.

Sipas kësaj force politike, Rama planifikon të kthejë Shqipërinë në koshin e plehrave të europës dhe të Botës.

“ZGJIDHJA ka paralajmëruar publikun shqiptar se plani i kryeministrit është që ta kthejë Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës dhe të botës. Me këtë rast presim një përgjigje nga kryeministri: kush i ka dhënë leje kësaj kroçere të shkarkojë ujërat e qelbura në brigjet tona? Pse lejohen të hyjnë në ujërat teritoriale të Shqipërisë kroçerat e huaja që nuk kanë destinacion të akomodohen në portet tona? Pse e keni katandisur Shqipërinë në këtë situatë dhe në një vend pa Zot?”, thuhet në njoftimin e Zgjidhjes.

REAGIMI I ZGJIDHJES

Reagim i partisë Zgjidhja për ndotjen e bregdetit shqiptar

Kroçera gjigande i bën m…detit të Sarandës, qeveria hesht

Pas shpërthimit të ujërave të zeza që ndotën Ksamilin dhe detin e tij e që llahtarisën të madh e të vogël, duke shkaktuar një largim masiv të turistëve të huaj që kishin zgjedhur bregdetin e kristaltë, “MSC Poesia”, një kroçere gjigande për nga kapaciteti i pasagjerëve, zgjodhi dje t’i afrohet bregdetit të Sarandës, jo për të zbritur turistët në tokën tonë, por për të derdhur tonelata ujërash të zeza në brigjet e Sarandës, në mes të ditës.

Një krim mjedisor që mund të ndodhë vetëm në vende të dorës së fundit, pa shtet, pa kontroll, pa ndërgjegje, të korruptuara dhe të inkriminuara. Ky është një skandal i pashembullt ditën për diell!

Ndërsa në shumë vende të tjera të botës që kanë vijë bregdetare, turizmi i kroçerave është biznes fitimprurës për qeveritë dhe bizneset vendore, për Shqipërinë ato janë vetëm fatkeqësi për mjedisin dhe ekonominë e saj.

Gjithë vendet, përfshirë ata shumë më pak të bekuar nga Zoti për pasuritë natyrore e ruajnë natyrën si sytë e ballit. Shteti ynë i falimentuar nuk ka asnjë kontroll as mbi kufijtë dhe as mbi hapësirën tonë detare! Asnjë reagim nuk ka nga qeveria për këtë krim mjedisor për natyrën tonë të mrekullueshme e fatkeqe dhe për këtë krim ekonomik për turizmin tonë! ZGJIDHJA i kërkon qeverisë të njoftojë publikisht shkaqet e kësaj situate dhe masat e marra.

Rasti në fjalë nuk është as i pari dhe as i fundit, sepse çdo kush mund të derdhë në detin e Shqipërisë ujërat e zeza, apo vajrat helmues të anijeve që futen pa kontroll në ujërat territoriale të Shqipërisë. ZGJIDHJA denoncon kryeministrin me tumane dhe atlete që e ka lënë të digjet në zjarr gjithë Shqipërinë dhe po e mbulon me fekale gjithë bregdetin e Jonit.

ZGJIDHJA ka paralajmëruar publikun shqiptar se plani i kryeministrit është që ta kthejë Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës dhe të botës. Me këtë rast presim një përgjigje nga kryeministri: kush i ka dhënë leje kësaj kroçere të shkarkojë ujërat e qelbura në brigjet tona? Pse lejohen të hyjnë në ujërat teritoriale të Shqipërisë kroçerat e huaja që nuk kanë destinacion të akomodohen në portet tona? Pse e keni katandisur Shqipërinë në këtë situatë dhe në një vend pa Zot? #ZGJIDHJApërShqipërinë (D.D/Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhima
Pas

Salianji solidarizohet me Ismail Morinën, në “Elbasan Arena” me bluzën e veçantë (FOTO)

Para

Ekstradimi i Ismail Morinës, Ditmir Bushati: Jemi në një tryezë shahu

Para
Ekstradimi i Ismail Morinës, Ditmir Bushati: Jemi në një tryezë shahu

Ekstradimi i Ismail Morinës, Ditmir Bushati: Jemi në një tryezë shahu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falin namazin në Kukës

U përmbys gjatë lëshimit, Koreja e Veriut nxjerr në sipërfaqe shkatërruesin 5 mijë tonësh

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin namazin në Durrës

Kurban Bajrami në Vlorë, besimtarët mysliman falin namazin, Myftiu Hoxhleku jep mesazh paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.