Aktivisti i njohur Zirkon Disha kësaj radhe ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të protestuar ndaj heshtjes së pushtetit dhe institucioneve ndaj realitetit në vendin tonë.
Vdekja e minatorit 20 vjeçarë në Bulqizë për të cilin ashtu si dhe për viktimat e shumta në galeritë e kromit thjeshtë jepet një lajm i thatë mbi mënyrën si vdiq apo thjeshtë emri dhe mosha, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi për ngjarjet e dhimbshme që ndodhin brenda galerive, duket të ketë qenë arsyeja e një proteste në formë të tillë, ku ai shfaqet me një veshje të përshtatshme për minatorët dhe me një elektrik në kokë, ndërsa shkruan: “Live në ERTV” duke ironizuar kryeministrin i cili kujdeset që në ERTV-në e tij të shfaq vetëm gjërat pozitive dhe reportazhin e “Le Iene” nga Bulqiza, e konsideroi “kazan”.
Ai ka zgjedhur të protestojë para Parlamentit, aty ku palët politike shkëmbejnë akuza e kundër-akuza por që Bulqizës dhe banorëve të saj nuk u shërben asgjë, as fëmijëve që punojnë aty dhe që u bënë subjekt i trajtimit në reportazhin e “Le Iene”.
“Krom, krim, heshtje…”, ka shkruar Zirkon Disha, krahas videos së postuar në rrjetet sociale, ku ai nuk flet asnjë fjalë, por mesazhi jo verbal thotë shumë më shumë nga sa do thonin fjalët për të përshkruar realitetin. (B.H/Faxweb)
https://www.facebook.com/zirkond/videos/10159768251035624/