21:58 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura!

10:33 | 14/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Evazion fiskal/ Nuk deklaroi të ardhurat 3.7 milionë euro, Prokuroria Tiranë shpall në kërkim administratorin e një binzesi

Prokuroria e Tiranës goditi një tjetër rast të evazionit fiskal, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për subjektin tregtar ‘Buzi Sport’. Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Sporti’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura. Në kërkim është shpallur administratori Oltion Buzi, i cili lëshonte fatura fiskale false.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bazuar në referimin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, goditi një rast evazioni fiskal dhe shpalli në kërkim shtetasin Oltion Buzi pasi subjekti që administronte nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura.

Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’ si dhe u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për kontrollin e vendeve të ushtrimit të aktivitetit nga ky subjekt.

Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem,  që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Pas

Beci: Rikonstruktohen kanalet vaditëse në Gur të Zi, u shërbejnë tre fshatrave

Para

Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla

Para
Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla

Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.