Pas testit të alkoolit, ai rezultoi me një normë të lartë prej 2.12 mg/l. Arrestimi i tij u krye në kuadër të kontrolleve të Policisë Rrugore për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
‘Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B. iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l. Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.’, njofton policia.
Policia e Tiranës njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore.