Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë. Përplasje ka ndodhur në rrugë Fushë Krujë-Tiranë. Nga burimet bëhet me dije se shtetasi R.B. ka përplasur shtetasin V.B. dhe fëmijën e tij. Mësohet se 4-vjeçari ka jumbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.