4 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar ditën e sotme në Krujë, ndërkohë që ende priten përgjigje të tesTimeve të tjera të kryera.
Burime për FaxWeb bëjnë me dije se rastet e reja janë zinxhir i kontakteve të mëparshme të fasonerive.
Ndërkohë një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar. Burime të sigurta thonë se e moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.
Kujtojmë se dje janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.
Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. (M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post