Situata në Krujë dhe në Kurbin vijon që të jetë e përkeqësuar me numrin e rasteve me Covid 19 që vijnë gjithnjë duke u rritur.
Në 24 orët e fundit bëjnë me dije burime për Faxweb.al janë zbuluar 18 raste të reja pozitive me koronvirus në Krujë, që dyshohet se kanë lidhje me një fasoneri të këtij qyteti.
Ndërkaq Fax News ka siguruar foto nga shkallët e spitalit në Krujë, ku shihen tamponë të përdorura që janë hedhur pa kurrfarë kujdesi higjenik.
Duke mos marrë asnjë masë higjenike, tamponët janë hedhur në shkallët e zyrës së drejtores në Spitalin Krujë, siç shihet edhe nga foto.
Dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 609 raste infektimi me koronavirus në Shqipëri dhe vetëm në Krujë 40, ndërkohë që në Tiranë nuk ishte zbuluar asnjë rast i ri.
Por, Kruja, së bashku me rastet e sotme, sapo të jepen zyrtarisht, shkon në 58 të infektuar dhe bëhet një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 dhe që pason Tiranën, Shkodrën dhe Durrësin, pavarësisht numrin shumë të ulët të popullsisë. Po ashtu një rast i ri është zbuluar edhe në Kurbin.
Discussion about this post