Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani prej disa kohësh janë të lidhur me njëri-tjetrin.
Këtë e kanë konfirmuar më së miri disa foto të bëra publike prej disa javësh nga mediat rozë.
Përpos këtyre fotove që sapo patë, ata të dy janë parë edhe në shumë vende të tjera në praninë e njëri-tjetrit. Rikujtojmë se fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.
Ata kanë vizituar të njëjtat vende, përfshi këtu edhe shatërvanin e famshëm “Fontana Di Trevi” ku shkojnë shumë çifte të dashuruar.
Mirëpo si e ka pritur Majlinda Bregu lidhjen e së bijës me Erikun?
“Joq” ka raportuar se “marrëdhëniet mes familjes së Erikut dhe Kejdës janë shumë të mira dhe ish-deputetja Majlinda Bregu e konsideron Erikun si një partner të denjë për të bijën.”
Rikujtojmë se përpara se të lidhej me Kejdën, Eriku ka qenë i lidhur me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Kiara.
Discussion about this post