05:13 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“K*rvë” Evropa, “karak*rvë” Shqipëria

15:39 | 19/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“K*rvë” Evropa, “karak*rvë” Shqipëria

Nga Bledi Mane
1/
Mos shko aq larg deri në Paris, Amsterdam apo Kopenhagen. Mos u lodh duke kërkuar në Perëndimin e Kontinentit tënd duke shpenzuar kohë dhe energji. Merr një bisturi kirurgu dhe opero e depërto brenda vetes tënde e do shohësh se nëpër vena e damarë qarkullon i lirshëm bashkë me gjakun tënd të kuq edhe Ai, i ziu armik, i ziu Macroni yt.
Sa herë mban rradhë për të votuar pengmarrësit e tu i largohesh Evropës. Sa më shumë militantizëm partiak në kokën tënde, aq herë largohet Evropa nga ty. Kur i jep rryshfet policit, prokurorit dhe gjykatësit për të mbuluar krimin tënd, Evropa të neverit e ftohet me ty. Me ty acarohet jo vetëm natyra por edhe Evropa kur sharron pyllin, gërryen malin, plehëros bregdetin.
Kur Partia fut me mik në punë mësuesin dhe pedagogun injoranca gëzohet por Evropa hidhërohet.
Mos harro se sa herë trashëgimia kulturore kombëtare zëvendësohet me tallava dhe silikon, Evropa mbyll veshët e sytë dhe ulëret. Madje edhe kur ti urren dhe fyen llojin tënd si malok, çam, gollobordas, jevg, homo, karakurvë, Evropa multikulturore dhe multietnike trembet të të pranojë. Sa më shumë toka zapton, sa më tepër ndërtime pa leje bën, ti ia fyen Evropës principet bazë. Evropa adhuron dhe u përulet vlerave intelektuale dhe punëtore ndërsa ti ke idhull gangsterin e lagjes tullac me tatuazhe dhe me makinë BMW X6 ngjyrë qumështi të vjedhur në Evropë.
29 vjet rresht Evropa ka pranuar 2 milionë shqiptarë dhe ka dhënë 19 miliardë euro ndihma por ato ndihma u vodhën nga elita jonë politike. Madje edhe ti kur vjedh ujin e nuk paguan energjinë elektrike, Evropa çuditet dhe psherëtin. Sa më pak libra botohen e lexohen, sa më shumë shkolla shkatërohen e sa më shumë xhami ndërtohen aq herë rënkon Evropa. Edhe kur nuk lidh rripin e sigurimit në makinë, edhe kur dhunon gruan, edhe kur poshtëron sakatin dhe pensionistin Evropa ndihet e lënduar. Ka kode zakonore, morale, ligjore dhe estetike Evropa ndaj sa herë projekton një rrugë të shtrembër, sa herë arredon shtëpinë si Astirjan, sa herë vishesh si Kurd, sa herë sheh telenovela Turke, sa herë qethesh si Azerbaxhanas, sa herë kurvëron si Bullgare, Evropa fyhet dhe skuqet e tëra…
2./
Mos u lodh kot të sulmosh e të poshtërosh Macronin e Francës. Makroni yt është Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatmir Mediu. Macroni yt je ti, jam unë, janë prindërit e tu, motrat dhe vëllezërit e tu janë të gjithë Macronë por të paktën bëj një sakrificë sublime.
Mos i eduko, mos i ushqe dhe mos i rrit fëmijët e tu si Macronë sepse kjo do jetë hataja jonë e pashmangshme!

Etiketa: Bledi Manekurve evropa karakurve shqiperia
Pas

“Për të gjitha këto arsye”, PD i kërkon zyrtarisht dorëheqjen Edi Ramës pas refuzimit nga BE

Para

Kush janë kurdët dhe pse po i sulmon Turqia në Siri?

Para
Kush janë kurdët dhe pse po i sulmon Turqia në Siri?

Kush janë kurdët dhe pse po i sulmon Turqia në Siri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.