12:11 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryebashkiakët që i “mbyti” deti, kush janë 4 ish-zyrtarët që u larguan nga detyra për këtë arsye

14:45 | 17/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Kryebashkiakët që i “mbyti” deti, kush janë 4 ish-zyrtarët që u larguan nga detyra për këtë arsye

Rasti i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fan Frrokaj, sjell në vëmendje të tjera raste të mëparshme të kryebashkiakëve që humbën detyrën për të njëjtat arsye: Shpërdorim detyre e tjetërsim prone.

Fan Frrokaj, Beqir Nuredini, Elvis Roshi, Shpëtim Gjika kanë një emërues të përbashkët: Abuzimin me detyrën në qytetet bregdetare që kanë qeverisur.

Fran Frrokaj u arrestua me akuzën e tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”.

I zgjedhuri i Lulzim Bashës, bashkë me të tjerë zyrtarë akuzohet se ka shpërdoruar detyrën nëpërmjet një skeme tjetërsimi.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku “interesant” i Kavajës, simbol i luftës së opozitës për “dekriminalizimin”, është i njohur për fshehjen e dënimeve në Itali.

Por ndaj Elvis Roshit rëndon një tjetër akuzë: Roshi është përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në Spille, ku përfitues është dhe ish-kreu i PS-së, krahu i djathtë i Elvis Roshit, Gentian Daja.

Shpëtim Gjika, ish-kryetari i bashkisë Vlorë, u akuzua për shpërdorim detyre, lidhur me ndërtimin e një objekti 11-katësh në Vlorë.

Sipas akuzës, dokumentat janë falsifikuar në katër episode, tre prej të cilave kanë lidhje me tre vendime të KRRT-së Vlorë të datës 17 Janar 2011. Gjika la detyrën duke u tërhequr nga politika aktive, dhe duke marrë faturën e kripur të “divorcit” me socialistët.

Beqir Nuredini, 100% socialisti i zgjedhur nga Rama për të qeverisur Rrogozhinën, u arrestua nën akuzën e tjetërsimit të pronave në Spille.

Nuredini u lirua nga Gjykata duke marrë masën “detyrim paraqitjeje”.

Fjola-Graçi-Faxweb.al

Pas

Arratiset vajza e Kryeministrit: Im atë më do të vdekur (VIDEO)

Para

Kush janë 4 policët që u vunë në pranga

Para
Kush janë 4 policët që u vunë në pranga

Kush janë 4 policët që u vunë në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një person në kërkim

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.