Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tek kthesa e Picarit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, ku dy automjetet janë përplasur keqazi me njëri-tjetrin.
Për pasojë edhe drejtuesit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. “Harta Dixhitale” bën me dije se në vendngjarje ka qenë edhe kryebashkiakja Zamira Rami, e cila ndodhej fare rastësisht aty dhe nuk është përfshirë në aksident. Megjithatë ka qenë e para që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e plota mbi aksidentin. (D.D/Shuplaka)