21:31 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryebashkiakja e Prrenjasit: “Mbetesh Sali Gërdeci deri në grahmën tënde të fundit”, reagon pas akuzave të Berishës

14:41 | 22/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryebashkiakja e Prrenjasit: “Mbetesh Sali Gërdeci deri në grahmën tënde të fundit”, reagon pas akuzave të Berishës

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha, solli në vëmendje Prrenjasin dhe monumentin “Sofra e Skënderbeut” në sajë të denoncimit të një qytetari dixhital që akuzonte kryebashkiaken Miranda Rira dhe ministrinë e Mbrojtjes se po i vënë minat monunmentit mahnitës dhe historik.

Pas këtij denoncimi dhe akuze, nuk ka vonuar reagimi i kryetares së Bashkisë së Prrenjasit, e cila pasi ka shpjeguar konkretisht për çfarë bëhet fjalë, nuk ia ka përtuar ish-kryeministrit.

Ajo shpjegon se bëhet fjalë për një ndërhyrje pas apelit të banorëve që rrezikoheshin nga masivi shkëmbor. Duke iu drejtuar Sali Berishës, kryebashkiakja Rira shprehet se ai “mbetet Sali Gërdeci deri në grahmën tënde të fundit”.

Reagimi i Miranda Rirës:

Dje, Sali Ram Mere, meqënëse s’ka pasë me çtë merret tjetër, në faqen e tij të facebook , është marrë me fshatin Pishkash dhe Sofrën e Skënderbeut duke shpifur se gjoja Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia po e hedhin atë në erë.

Më poshtë po jua argumentojmë  pse nuk qëndrojnë shpifjet e tij.

Së pari, Pishkashi nuk ndodhet në Librazhd por në Prrenjas, ke qënë edhe kryeministër dhe nuk e di ku bie…

Së dyti, Sofra e Skënderbeut ka një sipërfaqe prej 13950 m2 dhe një diametër prej afro 1 km, dhe teknikisht është e pamundur për ta hedhur në erë gjithë atë masiv shkëmbor. Do të duheshin dhjetëra kg C4 për ta asgjesuar shkëmbin.

Bashkia Prrenjas mori një kërkesë nga 118 banorë rreth 25  familje  se rrezikoheshin nga shkëputja e një masivi që ndodhet mbi kokat e tyre, i cili me levizjet tektonike të fundit ishte bërë edhe më i rrezikshëm. Menjëherë shkova vetë në vend dhe e verifikova.

Nga Sofra, ishte shkëputur një pjesë e shkëmbit, rreth 80 m3 dhe një pjesë që qëndronte në ajër dhe rezikonte të shkëputej në cdo kohë.

Unë Sali, nuk jam si ti që i hedh njerëzit në erë e s’të bëhet vonë për ta, për mua jeta e njerëzve ka vlerë mbi cdo gjë!! Ti mbetesh Sali Gërdeci, deri në grahmën tënde të fundit.

Menjëherë kërkova ndihmë nga Emergjencat Kombëtare dhe Ministria e Mbrojtjes e cila solli ekspertët dhe xhenjos dhe bënë vlerësimin e rrezikshmërisë.

Gjej rastin të falenderoj grupin e xheniereve të  cilët punuan në kushte tepër të vështira, duke u lidhur me litarë në majë të shkëmbit, për të asgjesuar vetëm pjesën e shkëputur të masivit shkëmbor.

Faleminderit dhe ndjesë, që në vendin tim e në vendin tuaj ka njerëz të marrë që fshihen pas “qytetarit dixhital” e hedhin baltë e shpifje mbi cdo gjë të mirë. Falemnderit Ministrisë së Mbrojtjes për punën e tyre, Drejtorisë së Emergjencave Civile, ADZM Elbasan për mirëkuptimin dhe Emergjencave të Bashksisë Prrenjas.

Nëse kemi shmangur humbjen e qoftë edhe një njeriu të vetëm, gjithë mundi ynë ia ka vlejtur. Ata që na akuzojnë dhe shpifin kundra nesh, do t’i lëmë në marrëzinë e tyre, për ne Puna dhe Shërbimi ndaj qytetareve tanë janë kryefjala e çdo dite.

Ik o Sali dil në pension, se boll dëme ju ke shkaktuar shqiptareve, edhe kaq u mora shumë me ty, por e shkrova këtë më shumë për ata që prodhojnë dhe shesin fake neës ose rrena.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Miranda RiraPrrenjasreagimSali Berisha
Pas

Gjenden 55 kilogramë drogë pranë një kompleksi në Pogradec, ende asnjë i arrestuar (DETAJE)

Para

Pak orë para votimit, Basha mbledhje urgjente me ministrat teknikë

Para
Çfarë ka thënë në të vërtetë Basha për katolikët e veriut që iu përdor në disfavor

Pak orë para votimit, Basha mbledhje urgjente me ministrat teknikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.