Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi padit për shpifje administratorin e linjës private të transportit urban Shkodër Afrim Dervishi.
Ky i fundit e ka akuzuar në portalin e bashkëqeverisjes kryetaren për mosmemaxhim të duhur dhe mos mbështetje për të eleminuar informalitetin nga furgonët por dhe mungesën e rimbursimit për kategoritë në nevojë.
Por ajo që ka bërë që Dervishi të përfundojë në dyert e gjykatës për shpifje është akuza që i ka bërë kryebashkiakes për rryshfet dhe korrupsion.
Ky i fundit nuk ka pranuar të ketë bërë një akuzë të tillë direkte ndërsa tha se Voltana Ademi nuk ka denjuar ta priste në takim që prej 5 vitesh. Duhet theksuar se kryebashkiakja Ademi është zgjedhur kryebashkiake në këtë qytet në 2015-n.