Në zgjedhjet e 30 Qershorit, pavarësisht se pa kandidat rival përballë, zuri vendin e Miranda Rirës në Bashkinë e Prenjasti duke marrë kështu detyrën e kryebashkiakut në radhët e Partisë Socialiste.
Nuri Belba është fotografuar duke ecur në bregdetin grek i veshur në një mënyrë që të le me gojëhapur dhe që pritet të bëhet virale në rrjet.
Pamjet e rralla janë fiksuar nga mediat greke ndërsa nuk e kanë bërë të ditur emrin e tij, thjeshtë e kanë quajtur ‘drejtues lokal në Shqipëri’, për të cili shkruajnë se po kalon pushimet në brigjet greke.
Sipaj Stelios Moisidhis, Belba është akomoduar në një strukturë modeste me 4* me mëngjes të përfshirë ku nata kushton rreth 138€, prenotuar deri në datën 31 gusht.