Kryetari i Bashkië së Kukësit, Bashkim Shehu ka komentuar vendosjen e taksës nga ana e qeverisë për kalimin në ‘’Rugën e kombit”.
Kryebashkiaku sqaron se ajo që e shqetëson më shumë është mungesa e transparencës nga të gjitha institucionet, duke përmendur dhe qeverinë e Kosovës dhe takimet që ka pasur mes homologëve në Tiranë.
‘’Ajo që më shqetëson më shumë mua është mungesa e transparencës nga ana e Ministrisë. Nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike me qytetarët. Ju e dini shumë mirë që Kukësi nuk e ka sot më unioversitetin dhe për këtë duhet që të shkojë në Tiranë.
Spitali i Kukësit nuk i ofron sot të gjitha mundësitë, dhe qytetarët e Kukësit duhet që të shkojnë sot në Tiranë. Ju e dini shumë mirë që aeroporti i Kukësit nuk është sot funksional dhe qytetarëve iu duhet të shkojnë në Tiranë. Shumica e qytetarëve në Kukës jetojnë me ndihmën ekonomike, dhe 650 lekë janë shumë për ta.
Taksa e vendosur është shumë e shtrenjtë, shumica e pranojnë që duhet të paguajnë, po jo kaq shumë sa është 5 euro për një rrugë. I bëj thirrje dhe qeverisë së Kosovës, zotit Haradinaj, të dy qeveritë të ulen, se bashku me Bashkinë e Kukësit, dhe të diskutojnë së bashku. Kjo është një taksë e pamerituar”, u shpreh kryebashkiaku i Kukësit.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=c7xw4_LW0Rs&feature=youtu.be