Gjykata e Lezhës ka vendosur që të lërë në burg Lekë Frrokun i cili është arrestuar dy ditë më parë, për tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Frroku mendohet se ka pasur rolin e sekserit, ndërsa nuk figuron që të jetë punësuar në Bashki.
Nga ana tjetër kujtojmë se kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarë të tjerë janë lënë nën masën e arrestit me burg në shtëpi deri në përfundimin e hetimeve.
Gjykata e Lezhës vendosi sot:
1.Pranimin e kërkesës.
2.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Lek Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
3.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Juxhina Mema me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
4.Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhe për ekzekutimin e këtij vendimi.
5.Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.
(E.K/FAXWEB)