Debate të shumta ka patur lidhur me faljen e Namazit një ditë më parë, kur një ekran dukej sikur kishte mbuluar monumentin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut.
Këtij debati i është bashkuar sot edhe kryebashkiaku i natës në tiranë, Briken Fejzullai. Në instagramin e tij, Fejzullai ka publikuar një foto ku një dorë mbulon Skënderbeun e stampuar në një kartmonedhë, 5 mijë lekëshe.
“LAJMI I FUNDIT!
Tiranë, mbulohet sërish SKËNDERBEU.”, shkruan kryebashkiaku i natës.