Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri. Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët e parë iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 09:00.
Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 1145 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 6.39%.