Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Vincent Triest i cili ka shkruar në rrjetet sociale se kryebashkiaku i qytetit të Roterdamit në Holandë do të vijë për vizitë në Shqipëri për cështjen e emigrantëve shqiptarë që nuk janë të pakët në vendin e tij.
“Unë kam parë vetë me sy se si vuajnë shqiptarët, në tentativë për një jetë më të mirë në Angli. Kam parë se si këta shqiptarë, një pjesë edhe në moshë minorene, të trafikohen nga grupet kriminale ose se si ata jetojnë në kushte cnjerëzore në Francë, Belgjikë apo Holandë. Por sot erdhi konfirmimi nga Holanda! Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, njëherazi kryetari i portit më të madh në Europë, do të vizitojë Shqipërinë për këtë cështje. “Unë do shkoj aty, pavarsisht se nuk ka shumë vëmendje për këtë problematikë në Shqipëri”,- shkruan Triest .
POSTIMI:
Unë kam dy vjet që jam përkushtuar plotësisht klandestinëve shqiptarë në Europë. Edhe pas shumë reportazheve dhe shkrimeve që kam bërë për këtë problematikë në mediat Holandeze, Britanike dhe Shqiptare, kjo cështje vazhdon të injorohet plotësisht nga shteti shqiptar.
Unë kam parë vetë me sy se si vuajnë shqiptarët, në tentativë për një jetë më të mirë në Angli. Kam parë se si këta shqiptarë, një pjesë edhe në moshë minorene, të trafikohen nga grupet kriminale ose se si ata jetojnë në kushte cnjerëzore në Francë, Belgjikë apo Holandë.
Por sot erdhi konfirmimi nga Holanda!
Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, njëherazi kryetari i portit më të madh në Europë, do të vizitojë Shqipërinë për këtë cështje. “Unë do shkoj aty, pavarsisht se nuk ka shumë vëmendje për këtë problematikë në Shqipëri.”
Pavarsisht se axhenda dhe data ekzakte nuk dihen ende, ky lajm është shumë i rëndësishëm!
(M.D/ Shuplaka)