Në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në qytetin e Vlorës në lidhje me dëgjesat publike po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2018 me qytetarët vendas.
Kur fjalën e mori kryebashkiaku i Selenicës ai i kërkoi kreut të qeverisë më shumë interes për fshatin.
“Unë si kryebashkiak i Selenicës, kërkoj më shumë përqëndrim të vëmendjes tek fshati, pasi vetë bashkia jonë është e shtrirë në zonë rurale. Ti ke shkuar në Orikum, e s’ke ardhur në Selenicë. Nga ana tjetër ne kemi bërë investime në bujqësi pavarësisht buxhetit të vogël. Në 140 milionë të dhëna nga qeveria, 100 milionë i kam shpenzuar për bujqësinë”tha kryebashkiaku.
Ndërkohë Rama e lavdëroi për punën e bërë, dhe për batutë i tha: “Nesër më ke atje, do vij të të vizitoj”.
(S.SH/Shuplaka)