Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, në cilësinë e Presidentit të Klubit të Erzenit është shprehur i indinjuar për kërkesën nëpërmjet Facebookut që ka bërë Kryetari i Partisë Agrare Ambintaliste, Agron Duka.
Nëprmjet një statusi Duka i PAA-së, i kërkon kreut të Klubit të Erzenit që të votojë Armand Dukën si zgjedhje e Shijakut. Por kësaj kërkese i është shprehur i indinjuar.
Kreu i Bashksië së Shijakut, në cilësinë e Presidentit të Klubit të Erzenit ka deklaruar se nuk ka përse vota të lokalizohet, por ajo do të jetë meritë e punës së bërë ose jo si drejtues i FSHF-së.
Ardian Kokomani i kontaktuar nga gazetarja Elitiona Doko për gazetën “Bulevard” është shprehur i indinjuar duke pohuar se : “ Votat nuk kërkohen nëpërmjet Facebookut, por janë fryt i punës së 16 viteve nga ana e Armando Dukës, në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe unë si kryetar i Bashkisë së Shijakut, që investoj 200 milionë lekë për ekipin e qytetit jam shumë i indinjuar me punën e bërë nga ana e zotit Duka, si Drejtues i FSHF-së në këto 16 vite. Unë investoj, heq nga buxheti i bashkisë 200 milionë lekë dhe ata e shumëzojnë mes zero investimin tonë. Vota ime si drejtues i Ekipit të Erzenit s’ka lidhje me aktivitetin tim partiak, por ka lidhje me punën objektive të kryer përgjatë këryre viteve nga ana e Dukës.
Nuk kam asgjë me familjen Duka, përkundrazi gëzojnë respektin tim në këtë drejtim, por nuk duhet përdorur kjo situatë politikisht. S’mund ta dredh votën time pa objektivitet, sepse duhet zgjedhur njeri i duhur për ta drejtuar futbollin. Dhe në kaq vite që unë drejtoj Bashkinë e Shijakut, zoti Duka nuk ka ardhur asnjëherë në stadium për t’a parë ekipin e Erzenit, por e kemi mbajtur gjallë me forcat tona. As ai dhe as ndonjë tjetër se ka mbështetur deri më sot ekipin e qytetit tonë, që të dali dhe të na kërkojën vota publikisht. 200 mln të vjetra, se kupton ai akoma, ka ardhur ndonjëherë për ta parë ekipin e Shijakut në stadium?”, është shprehur ai.
INTERVISTA:
Kokomani, a e konsideroni si shantazh kërkesën publike të Agron Dukës, për vëllain e tij Armando Duka, që kërkon të rikonfrimohet në krye të FSHF-së?
Nuk e konsideroj si shantazh. Nuk e di a e kuptoni situatën, por ne vendosim për votim të njeriut të duhur. E vendosim ne mbi bazën e punës që ka realizuar, dhe Duka ka patur mjaftueshëm kohë për ta treguar nëse ka punuar apo jo për futbollin, si president prej 16 vitesh në Krye të FSHF-së. Jam që Federata të eci përpara, me njeriun e duhur. Pasi Volejbollit dhe Futbollit nuk I është dhënë vendi I merituar. Jam I indinjuar që hedhin baltë se ekipin e mbajmë ne gjallë , jo FSHF-ja. Investimi im për futbollin nuk është politik, është se futbolli meriton dhe do vëmendje, jo që ta shfrytëzoj për vota.
Ka zëra që në këmbim të votës suaj për Dukën në futboll, do ju rikonfirmohet kandidimi juaj në politikë, pra nën siglën e PAA-së mandatin e ardhshëm. Ka një propozim të tillë ndaj jush?
Absolutisht jo! Unë kam partinë time ku aderoj që prej vitit 1994, e cila më ka zgjedhur mua Kryetar të Bashkisë së Shijakut, prej PS. Kam lindur dhe do vdes pjesë e kësaj partie, jo të livadhis sa në një parti në tjetrën, nëse PS mendon të më rikandidojë për punën që kam bërë dhe bëj ndaj qytetit dhe qytetarit, lë ta bëjë, nëse mendon që nuk e meritoj, kontributi im do të jetë po I njëjtë në të dyja vendimet partiake. Se di kush I hap këto zëra, por s’kam as dijeni, as bëhem palë me të tilla gjëra pavend.
Z.Kokomani, keni dijeni përse nuk përfundon ndërtimi I Pallatit të Sportit në Shijak, në një kohë që fondi është hedhur për këtë projekt nga ana e FSHF-së nën drejtimin e Dukës së “futbollit”?
Në këtë projekt ekzistojnë vetëm themelet e të ashtuquajturit pallati I Sportit në Shijak se asnjë letër nuk gjendet, ku dhe si është ky projekt. Kam kërkuar letrat, fondin, apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me ndërtimin e këtij Pallati Sporti, në arshivën e Bashkisë apo ekipit të Erzenit, por nuk rezulton asgjë.
Nëpërmjet një statusi në facebook, mbrëmjen e së dielës, kreu i PAA, dhe vëllai i kandidatit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Agron Duka, shkruan se : “ Kërkesë- i nderuar president i Erzenit ju kërkojmë të mos njollosni emrin e qytetit dhe të votoni Bashkim Finon. Shijaku e ka bo zgjedhjen e vetë dhe ajo është Armando Duka!”.
Discussion about this post