Ka reaguar për herë të parë kreu i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, pasi emri i tij ndodhet mes emrave të kryebashkiakëve të tjerë që po hetohen nga Prokuroria në kuadër të dekriminalizimit.
Peçi u shpreh se pas hetimeve të Prokurorisë ndaj tij fshihet Partia Demokratike, tha për Raport TV. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Peçi tha se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, ndërsa i vetmi penalitet ndaj tij, është një gjobë për makinën. “Nuk kam qenë asnjëherë as i dënuar dhe as në arrest shtëpie. Figura ime nuk cënohet nga dekriminalizimi. S’kam qenë i dënuar as në kohën e Enverit, as tani. Kam deklaruar në formular një gjobë që kam prej automjetit. Kam pasur një gjobë 150 mijë lekë të reja. Kjo nuk ka të bëjë me dekriminalizimin. Mandatin ma heq vetëm komuniteti që më ka zgjedhur. Tashmë fushata zgjedhore ka nisur, ndoshta ngaqë e kanë problem jugun”, u shpreh kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi. (J.V/Shuplaka)