01:02 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Kryebashkiaku në Budva me jahtin e biznesmenit (FOTO)

17:14 | 26/03/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
Kryebashkiaku në Budva me jahtin e biznesmenit (FOTO)

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është parë në jahtin e biznesmenit nga Peja, Blerim Devolli, në Budva.

Fotot janë publikuar nga gazeta online ‘Metro’, e cila raporton se fotot janë bërë të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:30.

Mësohet se politikani nga radhët e Vetëvendosjes pasi ishte kthyer nga Shkodra, ku kishte ndjekur ndeshjen Kosovë-Islandë, ishte ndalur në Mal të Zi. Jahti është pronë e Blerim Devollit, pronarit të kompanisë Devolli, raportojnë mediat kosovare.

Të rinjtë e LDK-së kanë reaguar pas publikimit të fotove të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në jahtin luksoz të Devollëve, në Budvë të Malit të Zi duke e quajtur një mashtrim për qytetarët.

Albunela Haxhiu është e dyta në Vetëvendosje që e pranon se Shpend Ahmeti kishte qëndruar në jaht, në Budva të Malit të Zi. Para saj, të njëjtën e kishte thënë edhe anëtari tjetër, Ylli Hoxha.

Haxhiu është ankuar se me publikimin e fotos së Kryetarit të Prishtinës në jaht po tentohet të helmohet opinioni kundër Vetëvendosjes.

“Pas sondazheve të fundit, SHIK-u, assesi nuk po mund të këndellet. Me format e mjetet që dijnë ata, po mundohen ta helmojnë opinionin, pas një fotografie të Shpendit në jaht. Këta që sot po flasin kundër Shpendit, ku strukeshin javen e shkuar, kur u sulmua fizikisht një aktivist politik, ku ishit dje kur RTK, edhe njëherë keqpërdori taksat tona duke transmetuar drejtpërdrejt konventen e PDK!”, ka shkruar ajo.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila mbështet Vetëvendosjen, shkruan First Channel nga Kosova. (M.D/ Shuplaka)

shepnd-jaht

Etiketa: Shpend Ahmeti
Pas

Shpërthen Xhaka ndaj De Biazit: Mua më dhimbset Shqipëria, kurse trajnerit lekët

Para

Reagon deputetja për fenomenin e fejesave të vajzave 12-vjeçare në Librazhd: Duhet të vihemi në alarm

Para
Reagon deputetja për fenomenin e fejesave të vajzave 12-vjeçare në Librazhd: Duhet të vihemi në alarm

Reagon deputetja për fenomenin e fejesave të vajzave 12-vjeçare në Librazhd: Duhet të vihemi në alarm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.