15:32 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

09:38 | 19/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan, fitoi në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën pro-perëndimore. Me 100% të votave të numëruara në orët e para të ditës, Dan mori mbi 53.6 dhe Simion 46.4%, sipas Komisionit Zgjedhor.

Eshtë fitorja e juaj, tha Dan në një fjalim drejtuar mbështetësve. Eshtë fitorja e mijëra e mijëra njerëzve që bënë fushatë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë. Mos e harroni këtë forcë, sepse ende kemi punë për të bërë.

Pasi fillimisht pretendoi fitoren, Simion e pranoi humbjen, duke zbutur frikën për një përplasje të mundshme.

Jam krenar për ju dhe e përgëzoj kundërshtarin tim për fitoren. Nicusor Dan i fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.

Pjesëmarrja ishte rekord, me mbi 64% apo rreth 11.6 milion rumunë nga vendi dhe Diaspora që dolën për të votuar, mbi 2 milion më shumë se në raundin e parë e më tepër se në votimin fillestar të nëntorit të kaluar, i cili u anulua mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatë.

Simion hyri në garë si zëvendësues për Calin Georgescun, të cilit nuk iu lejua të kandidojë pasi fitoi raundin e parë të votimeve në nëntor. 38 vjeçari, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje e është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Europian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore.

Ai ndërtoi mbi suksesin e Georgescut, pasi mori rreth 41% të mbështetjes në raundin e parë të votimeve, më 4 maj. Dan ishte shumë prapa, me pothuajse 21%. Në shumicën e sondazheve të realizuara nga ajo kohë, Simion kishte qenë përpara, megjithëse anketimet më të fundit i paraqitnin kandidatët si më të barabartë.

Simion, lideri i partisë AUR, hodhi poshtë shifrat e exit poll-eve, duke thënë se të dhënat e tij tregonin se i kishte fituar votat me rreth 400 mijë më shumë.

Unë do të jem presidenti i të gjithë rumunëve, pra do të jem edhe presidenti juaj, u shpreh Simion në një fjalim duke pretenduar se kishte fituar. Faleminderit miliona njerëzve që bënë të mundur një fitore. Eshtë fitorja e një njeriu që ishte i destinuar të bëhej president i Rumanisë, është fitorja e Calin Georgescut!

Pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u bërë kryebashkiak i Bukureshtit, Dan u zgjodh në vitin 2020 dhe më pas u rizgjodh më 2024-ën, pavarësisht kritikave se i mungonin aftësitë në komunikim gjatë mandatit. U vlerësua se rezultati i zgjedhjeve mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Europian.

Pas

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

Para

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Para
Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

 



Të Fundit

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit.

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktat sigurie më 17 korrik

Vlorë/Kanosi me thikë një person, arrestohet 36-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.