Valbona Selimllari dhe kryebashkiauku i Tiranës, Erion Veliaj i janë bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë”. Por gjatë momentit që Veliaj ka dhuruar gjak në karh të tij ka qenë edhe Valbona Selimllari.
Ata kanë shkrepur edhe foto, ku nuk mungon buzëqeshja e Valbona Selimllarit, ndërsa Veliaj shfaqet shtrirë në shtratin ku po dhuron gjak. Edhe nga ana e Veliajt nuk kan munguar buzëqeshja.
Por duhet të sjellim në vëmendje që Valbona Selimllari është këshilltare e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-misi i parë shqiptar ka treguar se ftesën për t’u bërë pjesë e bashkisë ia ka bërë një mikeshë e saj si dhe vetë kryebashkiaku Veliaj.
Sipas Selimllarit, puna që ajo bën nuk ka lidhje me politikën dhe as me imazhin e saj si mis, apo vajzë e ekraneve. “Erionin e njoh edhe më herët. Nëse propozimi për të qenë pjesë e bashkisë nuk do të vinte nga ai, unë nuk do isha në këtë pozicion. Është djalë punëtor dhe me ambicie. Më vjen mirë që edhe tani pas kaq vitesh kam gjetur atë Erionin që njoh unë. Ne personazhet e ekranit duhet të pranojmë se nuk na duan të gjithë. Ka edhe nga ata që thonë ‘tani që ke filluar këtë’ mendojnë se po merrem me politikë. Unë vlerësoj atë që bëhet dhe nuk kam qasje politike.”, shprehet Selimllari. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post