Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga qyteti i Vlorës humbi jetën ditën e sotme si pasojë e koronavirusit. Krytari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se Kamberi priste të bëhej baba për herë të parë, pasi gruaja e tij ishte shtatzënë dhe brenda pak ditësh do të sillte në jetë fëmijën e parë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkruan se mjeku i njohur do iu mungoi shumë.
MESAZHI I LELIT: Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh.
Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!