Izraeli të martën paralajmëroi lëvizjen Hezbollah të mbështetur nga Irani se do të shkatërrohej në rast të një lufte totale, pasi një i dërguar i SHBA-së bëri thirrje për de-përshkallëzimin në kufirin libanez. Komentet e ministrit të Jashtëm, Israel Katz, erdhën pasi Hezbollahu publikoi një video që tregon pamjet e dronit që supozohet se janë marrë nga lëvizja mbi Izraelin verior, duke përfshirë pjesë të qytetit dhe portit të Haifës.
Izraeli dhe lëvizja libaneze Hezbollah, një aleat i Hamasit, kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur sulmi i grupit militant palestinez në 7 tetor ndaj Izraelit shkaktoi luftë në Rripin e Gazës. I dërguari amerikan Amos Hochstein, në një vizitë në Liban, më herët të martën bëri thirrje për një de-përshkallëzimin urgjent të zjarrit ndërkufitar midis Hezbollahut dhe Izraelit.