10:10 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryediplomati italian Tajani : Koordinimi është çelësi për arritjen e stabilitetit në Siri

09:27 | 10/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryediplomati italian Tajani : Koordinimi është çelësi për arritjen e stabilitetit në Siri

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se koordinimi midis partnerëve është një element “strategjik” për të arritur paqen dhe stabilitetin në Siri.

Ai këto komente i bëri pasi zhvilloi një takim të Grupit të Quint-it në Itali para udhëtimit të tij në kryeqytetin sirian Damask. Në takim i pranishëm ishte shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas. “Unë prita partnerët e Quint-it për të bërë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në Siri përpara nisjes për në Damask”, shkroi Tajani në platformën sociale X.

Quint-i është një grup vendimmarrës joformal i përbërë nga SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Populli sirian duhet të jetë në gjendje të shpresojë për një të ardhme të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Koordinimi dhe kohezioni midis diplomacive tona janë elemente strategjike për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, theksoi kryediplomati italian.

Bashar al-Asadi, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, më 8 dhjetor u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit prej dekadash të partisë Baath.

Marrja e kontrollit erdhi pasi luftëtarët e grupit Hayat Tahrir al-Sham arritën të marrin kontrollin mbi qytetet kryesore në një ofensivë që zgjati më pak se dy javë.

Një administratë e re e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa tani ka marrë kontrollin e vendit.

Pas

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

Para

Morën me qera apartamentin për ta përdorur për ushtrimin e prostitucionit, shpallen në kërkim 2 tutoret kineze

Para
Morën me qera apartamentin për ta përdorur për ushtrimin e prostitucionit, shpallen në kërkim 2 tutoret kineze

Morën me qera apartamentin për ta përdorur për ushtrimin e prostitucionit, shpallen në kërkim 2 tutoret kineze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

Sulmi ndaj spitalit në Beer Sheva, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.