Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Takimi ka qenë i hapur për mediat vetëm në fillim.
Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvallën, me të cilën mbajtën konferencë për shtyp.
Ndërsa pas takimit me presidenten, kryediplomati turk do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.