07:43 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve flet për Fax News: Ja çfarë ndodhi me tentativën për sulm terrorist në 2018 (VIDEO)

19:31 | 23/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve flet për Fax News: Ja çfarë ndodhi me tentativën për sulm terrorist në 2018 (VIDEO)

Drejtuesi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve me qendër në Tiranë, Baba Edmond Brahimaj, në një intervistë për Fax News është shprehur se nuk ndihet nën kërcënim apo presion nga aktet e mundshme terroriste të celulave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri.

Dy vite më parë, baba Mondi ka pritur në selinë që drejton disa gazetarë të cilët edhe janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një celule terroriste, të cilët dy vite më parë kanë tentuar një sulm në aktivitetin muxhahedinëve në iranianë që janë strehuar në vendin tonë ditën e Sulltan Novruzit.

Referuar lajmit të sotëm, a mund ta risjellim në vëmendje çfarë ka ndodhur në mars të vitit 2018?

Baba Mondi: Siç dihet është festë zyrtare dhe ishim përgatitur për ta festuar, po vinte edhe Presidenti dhe na njoftojnë se janë arrestuar edhe dy gazetarë që kishin ardhur për këtë ngjarje, pastaj mësuam se ata kishin ardhur për të prishur dhe shkatërruar këtë festë. Pastaj u sqarua gjithçka kur foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për këtë akt terrorist që do të ndodhte në Tiranë. Ajo që morëm vesh, kishte të bënte me palën kundërshtare që ata kanë në Shqipëri për t’u përplasur me njëri-tjetrin por edhe me neve, por megjithatë e kaluam me sukses dhe nuk kemi pasur momente të tilla më vonë.

A vijnë shpesh përfaqësuesit iraninë në festat që organizon komuniteti juaj?

Baba Mondi: Më parë kanë ardhur më shpesh, kohët e fundit pas asaj ngjarje kanë ardhur më rrallë.

‘Gazetarët’ e arrestuar çfarë ju thanë?

Baba Mondi: Ata kanë ardhur për një intervistë të cilëve u treguam se çfarë është baktashizmi, si festohet, si është zhvilluar, ç’përfaqëson ai. Pas intervistës erdhi situata që ndodhi ku dhe shteti i kishte survejuar dhe kreu procedurat e caktuara. Ne nuk ndihemi të kërcënuar mendoj se situata është nën kontroll. Çdo gjë është përballuar me sukses.

A kishit dyshime se nuk ishin gazetarë?

Baba Mondi: Unë kam për detyrë t’ju jap ndihmën time, ti dëgjoj, t’i respektoj të gjithë ata që na drejtohen. Ne jemi fetar dhe i dëgjojmë dhe respektojmë të gjithë.

Ka pasur tentativa të tjera për të tilla akte?

Baba Mondi: Jo, besoj se shteti ka marrë të gjitha masat dhe ne jemi mobilizuar për ti ardhur në ndihmë shtetit shqiptar për probleme të tilla.

Shteti shqiptar ka marrë masa anti-terrori kundër dhunës dhe akteve terroriste. Komunitetet fetare bashkë me shtetin janë angazhuar masivisht kundër dhunës, kundër terrorizmit. Shqipëria është një vend ku bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare. Secili ka besimin e vet dhe respektohet. Në adresën time nuk kanë ardhur kurrë kërcënime, ne kemi transmetuar vetëm paqen.

Thuhet se janë shtuar masat e sigurisë ndaj jush, a ndiheni të kërcënuar?

Baba Mondi: Jo, ne i duam njerëzit dhe shpërndajmë vetëm mesazhe të paqes. Ka lidhje për ruajtjen e komunitetit bektashin që të mos ketë incidente të tilla, nuk na kanë shoqëruar por nga kanë qëndruar në vëzhgim. I duam dhe respektojmë njerëzit edhe jashtë komunitetit tonë, bashkëpunojmë me ta.  

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/735133637005608/

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zbuloi se është shkatërruar një celulë terroriste në Shqipëri, e cila synonte kryerjen e sulmeve ndaj anëtarëve të MEK-ut në vendin tonë.

Mësohet se celula drejtohej nga një rezident në Iran, dhe synonte të godiste komunitetin muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK.

Sipas Veliut celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. “PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste”, u shpreh mes të tjerave Veliu (lexo ketu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Baba Mondicelulat terroristeedmond brahimaj
Pas

“Për këdo që do të ndezi flakë në Kopshtin Botanik”, Erion Veliaj: Ju jap fjalën e burrit se do të jetë kryevepër

Para

Përdhunimi i dy motrave nga bashkëfshatarët në Krujë, Bashkia reagon pas denoncimit në FaxNews

Para
Ekskluzive/ Tmerr ndaj 2 motrave me të meta mendore, përdhunohen nga bashkëfshatarët. Kanë lindur edhe disa fëmijë

Përdhunimi i dy motrave nga bashkëfshatarët në Krujë, Bashkia reagon pas denoncimit në FaxNews

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.