00:08 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Agasi: Bashkitë e Durrësit, Kurbinit, Shijakut, Vorës dhe Kamzës s’kanë ngritur strukturat për pyjet, krerët rrezikojnë kallëzim penal

11:50 | 25/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agasi: Bashkitë e Durrësit, Kurbinit, Shijakut, Vorës dhe Kamzës s’kanë ngritur strukturat për pyjet, krerët rrezikojnë kallëzim penal

Kryeinspektori Ergys Agasi i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve ka prezantuar analizën vjetore, duke thënë se përveçse inspektimet janë rritur në masën 82%, 5 bashki nuk kanë nisur ende ngritjen e strukturave siç i detyron ligji. Kryeinspektori ka dhënë edhe disa shifra të tjera interesante, si ulja e numrit të zjarrjeve, ku në 2016-ën ka patur 2 herë më pak se në 2015-ën.  61 raste për vitin 2016 me sipërfaqe totale prej 181 ha të djegur, Ndërkohë në vitin 2015 janë regjistruar 141 raste me një sipërfaqe totale të djegur prej 240 hektarësh.

Në inspektimin e 61 Bashkive ka rezultuar se 42 Bashki kanë ngritur strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe 12 Bashki janë në proces të formimit të strukturave të menaxhimit të pyjeve: Malësi e Madhe, Pukë, Kavajë, Rrogozhinë,Peqin,Lushnje, Divjakë, Kucovë, Ura Vajgurore, Patos, Pustec dhe Këlcyrë.

Me problematikë madhore ngelen ende 5 Bashki: Durrës, Kurbin, Shijak, Vorë dhe Kamëz.  Këto 5 Bashki  nuk kanë implementuar ende detyrimet ligjore që rrjedhin nga  ligjit ‘’ Për pyjet dhe Shërbimi Pyjor’’ për ngritjen e strukturave per menaxhimin e fondit pyjor, të cilat mund të rrezikojnë gjobën ose kallëzim për ndjekje penale të kryebashkiakëve sipas ligjit.

 “Krerët e Bashkive duhet të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave emergjente dhe problematikave që kanë, ku Pyjet dhe menaxhimi i mbetjeve urbane si përgjegjësi direkte e tyre, janë dhe 2 nga sektorët që lidhen drejtëpërdrejtë me mirëqënien dhe shëndetin e qytetarëve”, theksoi Agasi.

ANALIZA NË SHIFRA

Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Pyjeve janë realizuar  8204 inspektime, ose 82.3% më shumë krahasuar me vitin 2015 ku janë realizuar 4500 inspektime, duke shënuar rritjen të performancës së inspektoriatit qendror dhe strukturave të varësisë në qarqe.

Vetëm gjatë  periudhës Shkurt 2016-Janar 2017 importi i lëndës drusore për përdorim të brendshëm ëshë rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën peridudhë të një viti më parë. Ndërsa, po t’u referohemi shifrave të importit, me mesataren e periudhës 2008-2012, rritja e importeve në vlerë monetare është rreth 60 herë më e madhe gjatë vitit 2016, raporton inspektoriati.

”Në 2016 kemi shfrytëzim të lëndës drusore 3 herë më pak se viti  2015.  E përkthyer kjo në shifra të ruajtjes të fondit pyjor kombëtar, do të thotë që kemi kursyer 546 hektarë pyje krahasuar me vitin 2015.  Për më shumë akoma, efektet e moratoriumit mbi pyjet kanë qenë shumë pozitive nëse i referohemi ndërhyrjeve të paligjshme mbi fondin pyjor.

Aktivitetet ilegale dhe kundravajtjet pa përgjegjës mbi fondin pyjor janë ulur 170%, dhe me tendencë për zhdukjen graduale të fenomenit, shifër e krahasuar kjo me vitin 2015.

Për periudhën janar-dhjetor 2016,  në shkallë vendi, janë prerë ilegalisht 18.703 drurë, me volum rreth 3593.6 m³.ose  36 % më pak drurë krahasuar me vitin 2015 kur janë prerë ilegalisht 27.506 drurë, me volum rreth 5480m³ .

 Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016 nga ISHMP në rang kombëtar janë mbajtur gjithsej 368 proçes-verbale për kundërvatje në fondin pyjor, ku vlen të theksohet se për shkelje me pasoja të rënda në pyje, janë proçeduar dhe dërguar për ndjekje penale  32 raste kallëzimesh, ose 20 % më pak krahasuar me 2015, cka tregon një ndërgjegjësim të qytetarëve për zbatimin e ligjit. 

Vlera e dëmit nga kundërvajtjet penale është 97,971,000 lekë. ”, vazhdon më tej analiza.

Po kështu janë evidentuar të gjitha subjekteve private me një total prej 93 inspektimesh, që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor në mardhëniet kontraktuale që ata kanë drejtëpërdrejtë më Bashkitë

Ndaj tyre janë marrë 45 masa administrative me vlerë gjobe 18.300.000   dhe vlerë dëmi 3,009,347,000 lekë si dhe për shkelje proceduriale dhe është propozuar nga ana e ISHMP heqja e licensës të drejtuesve teknikë për 8 subjekte private. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Nishani u akordon dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” aktorëve Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa (FOTOT)

Para

Edhe Veliaj thirrje për Vettingun: Korrupsioni në gjykata i ka bllokuar 40 projekte bashkisë

Para
Edhe Veliaj thirrje për Vettingun: Korrupsioni në gjykata i ka bllokuar 40 projekte bashkisë

Edhe Veliaj thirrje për Vettingun: Korrupsioni në gjykata i ka bllokuar 40 projekte bashkisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.