Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka provuar njohuritë e saj dhe në një lojë inteligjece sicc është ajo e emisionit të drejtuar nga Eno Popi.
Dhe duket se nuk është ndarë keq me 2017-ën, ndonëse për partinë e saj nuk u tregua edhe aq i begatë.
Bashkë me vajzën e saj, Erën, ajo mori pjesë në emisionin “100 milion” në Top Channel, e moderuar nga Eno Popi, pasditen e kësaj të diele, kur na ndajnë edhe disa orë para ndërrimit të viteve.
Ajo ka arritur të gjejë 8 pyetjet e lojës dhe të fitojë 7.5 milionë lekë. Këto para Kryemadhi tha se do të shkojnë për bamirësi.
Megjithatë, për Monikën kaq para nuk janë të mjaftueshme për bamirësinë që ajo ka adresuar dhe deklaroi se do të shtojë edhe para të tjera nga llogaria e saj.
(E.K/FAXWEB)