Mbrëmjen e sotme ka nisur festivali i përvitshëm veror i Bashkimit Ndërkombëtar të të rinjve Socialistë që këtë vit zhvillohet në Jalë. Këtë vit, ky festival organizohet nga LRI dhe ka mirëpritur 400 të rinj të huaj.
Kampingut veror në Jalë i janë bashkuar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, si edhe presidenti i ardhshëm Ilir Meta.
Çifti i ardhshëm presidencial duket se kanë shijuar pushimet, detin, rërën dhe diellin këto ditë, pasi kanë marrë ngjyrë cokollatë.
Fjalën e hapjes këtë mbrëmje e mori Kejdi Mehmetaj, e cila nuk harroi të falenderonte edhe kreun e FRESSH, Eljo Hyskon, për mbështetjen që i ka ofruar këtij aktiviteti. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2425″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]