07:01 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi e ashpër me deputetin e saj: Kush e sheh veten si shok i Ilir Metës…le të shkarravitet me Edi Ramën

10:10 | 27/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi e ashpër me deputetin e saj: Kush e sheh veten si shok i Ilir Metës…le të shkarravitet me Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është treguar e ashpër me këshilltarët e LSI-së që janë larguar nga kjo forcë politike.

Në reagimin e saj Kryemadhi nuk ka kursyer as deputetin e LSI-së, Robert Bitri, teksa është shprehur se shumë duan të rrinë në LSI vetëm se kanë qenë miq të Ilir Metës.

 “Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës.

Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar.

Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet. Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik.

I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, I pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli.

Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën.

Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”, u shpreh Kryemadhi.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Temperaturat mbi 30 gradë, këtë fundjavë përgatituni mirë

Para

Grabitja në Kamëz, policia arreston një të dyshuar si autorin e ngjarjes. Të rinjtë janë nga…

Para
Vrasja në marketin në Kamëz, Policia 500 mijë lekë për çdo informacion mbi autorët

Grabitja në Kamëz, policia arreston një të dyshuar si autorin e ngjarjes. Të rinjtë janë nga...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.