Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila mbrëmjen e sotme është e ftuar në “ABC News”, është shprehur e hapur për një koalicion me Partinë Demokratike.
“Unë e them gjithmonë, e kam thënë edhe në Konventën e LSI-së, edhe më vonë në mbledhjen e partisë, që LSI është e hapur për koalicion opozitar pa dallime ideologjike, sepse me një opozitë të fortë rritet demokracia në Shqipëri, që Shqipëria e ka të nevojshme demokracinë pasi është ndër vendet e pakta postkomuniste që vazdon në tranzicion.
Unë nuk dua ta analizoj PD sepse nuk më takon sepse ata janë në debate të brendshme. Shpresoj t’i zgjidhin sepse opozita duhet të jetë e bashkuar sepse në fund të ditës do të shkojmë drejt një pike, që është interesi i qytetarëve.”, është shprehur Kryemadhi. (D.D/Shuplaka)