08:29 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryemadhi flakë për flakë Bashës: Këshilltarët e LSI-së u blenë, është nder të bashkohesh me ne, trego si u blenë votat

11:41 | 27/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzave të Ballës u përgjigjet Kryemadhi: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës

Pas deklaratës së Bashës për  rritjen e çmimit të ujit të pijshëm ka reaguar edhe Monika Kryemadhi, kreu i LSI-së. Kryemadhi  i është përgjigjur flakë për flakë Bashës duke i theksuar se Këshilltarët e LSI-së u blenë dhe prandaj votuan pro çmimit të ujit.

Më tej ajo ka theksuar se  PD-ja ta ketë për nder të bashkohesh me LSI-në si opozitë ose sipas saj i ngelet të rrijë me marrëveshjen shkatërruese, të dyshimtë “Rama-Basha”.  

Madje Kryemadhi i ka kërkuar Bashës të tregojë se me se u blenë votat e 25 qershorit. 

“Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësite.

Së dyti, dua ti them zotit Basha se këshilltaret e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy keshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam.

Sepse qendrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anetarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha.

LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve.”, shprehet Kryemadhi. 

Pak më parë  Lulzim Basha ka sulmuar  LSI-në dhe PDIU-në. Sipas tij këshilltarët e tyre janë një grusht politikanësh të korruptuar që iu bashkuan pazareve të Ramës. 

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të e fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.”, u shpreh Bashës.

Sjellim në vëmendje që mbrëmjen e djeshme  këshilltarët e PD-së kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Por me largimin e tyre, si edhe të këshilltarëve të LSI-së nuk plotësohej kuorumi për t’u zhvilluar mbledhja.

Mirëpo ndërkohë që këta debatonin, në sallë u rikthyen Agim Kraja dhe Genta Mezini nga LSI-ja. Bashkë me këta, numri i anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e  Këshillit shkonte në 31, duke plotësuar kështu kuorumin dhe u miratua  rritja e çmimit të ujit.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: cimi i ujitlulzim bashaMonika Kryemadhi
Pas

Rama i vuri ultimatum deri të nesërmen për t’i zgjidhur problemin qytetarit, drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër: S’dua ta bëj

Para

Manjani: Çfarë opozite, pushteti po fërkon duart

Para
Manjani: Çfarë opozite, pushteti po fërkon duart

Manjani: Çfarë opozite, pushteti po fërkon duart

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.