20:20 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryemadhi flakë për flakë Ramës: Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, delirant!

09:10 | 13/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi flakë për flakë Ramës: Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, delirant!

Pas reagimit të Ramës pas mesnate për të shfajësuar në njëfarë mënyre veten për publikimin e listës me emrat e zyrtarëve të lartë të administratës ditën e djeshme, ka reaguar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo thotë se nuk ka më qesharake se të lexosh cfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit.

“Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve. Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi. 

STATUSI I KRYEMADHIT: 

Mirëmëngjes! 
Nuk ka më qesharake se të lexosh cfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit. Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmerime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësine e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.
Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve. Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie. 
Ndaj të gjthë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz. Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me parate e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deklaratakryemadhilista e zezerama
Pas

Dhunonte dhe kërcënonte gruan me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Lezhë

Para

KUSH është drejtoresha që u detyrua Rama pas gjashtë orëve ta shtonte në “listën e zezë”, nga 100 në 101 emra (ARSYEJA)

Para
KUSH është drejtoresha që u detyrua Rama pas gjashtë orëve ta shtonte në “listën e zezë”,  nga 100 në 101 emra (ARSYEJA)

KUSH është drejtoresha që u detyrua Rama pas gjashtë orëve ta shtonte në "listën e zezë", nga 100 në 101 emra (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.