Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se i vetmi politikan që është i gëzuar për shtyrjen e negociatave është Edi Rama.
“Jemi të kushtëzuar për vijimin e reformave. Hapja e negociatave është jeta a vdekje. Edi Rama është mësuar që të vendosi baste dhe si bastexhi humbës, humbi dhe këtë herë. 8 kushtet e reja nuk janë të panjohura për shqiptarët. Sipas tij kjo është një ditë e mirë.
Unë mund të them opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen. Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë”, deklaroi Kryemadhi.
Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces Kryemadhi u shpreh se edhe ato janë shkatarë.
“Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri. Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon por në institucionet ndërkombëtare raportet nuk kanë qenë të sakta”
(M./Q/Faxweb)
Discussion about this post