05:54 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Të kam mik, por nëse themi se jetojmë në parajsë është demagogji

17:53 | 25/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla në Elbasan: LSI po na bën opozitë, mikja ime Monika ka filluar fushatën

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të sotme të deputetit Taulant Balla nga Elbasani, se ajo po i bën opozitën qeverisë.

“Në fakt unë kam një periudhë kohe që jam e deleguar për tre qarqe, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan. Dhe Elbasani është një zonë që nuk e njoh shumë mirë. Kam qenë dje atje, mikja ime Miranda Lira është kryetare dhe një nga problemet më të mëdhaja që ndjen është mungesa e investime.

Përrenjasi është një vend i vogël. Përrenjasi është një bashki vetëm kalimtare që mund të kthesh kokën dhe të ndalosh, por jo ta vizitosh si në Korçë apo Berat. Ne ishin në Rrajcë, kaluam bashkë dhe rrugës diskutohej çështja e ujit të pijshëm që edhe pse kanë burimet e vuajnë. S’mund ta pranoj që vendet malore janë të varfra.

Sa i përket pseudoreformave ndihem pak si… që ne politikisht fokusohemi te reformat por ato duhet të japin edhe rezultat. Shumë mirë kemi bërë që kemi bërë reforma por ka edhe ca gjëra që devijojnë dhe kthehen në pseudoreforma.  Nëse themi se jetojmë në parajsë ose është demagogji ose se di se çfarë.

Mendimet (e Ballës) nuk janë të gabuara, as mendimet e opozitares nuk mund të thuhet se janë armiqësore. Ne jemi miq, biles me të jam mike më shumë se me çdo koleg tjetër në Parlament. Por unë përsëri i qëndroj deklaratave të mia pavarësisht se kush e drejton institucionin. 

Nuk më intereson se si e ka bërë ai, mendoj se PS-ja ka mendime e ndryshme brenda partisë së vet. Unë nuk dua të flas përsa i përket pozicioneve, nuk ka asgjë të gabuar t’i thuash gjërat si ç’janë se kjo demagogjia na ka lënë pak të prapambetur.”, deklaroi Kryemadhi.

Kjo deklaratë e deputetes vjen si përgjigje ndaj deputetit socialist Taulant Balla, i cili gjatë një vizite sot në Elbasan, deklaroi se Kryemadhi e ka nisur që tani fushatën politike dhe madje e cilësoi atë si opozitë.

“Se di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”, deklaroi sot Balla. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Monika Kryemadhitaulant balla
Pas

Zbardhet emri i deputetit që porositi izraelitin me IMSI CATCHER, ja sa e pagoi

Para

Kryemadhi: Ne nuk premtuam 300-mijë vende pune, kam debatuar me Metën për Ligjin e Arsimit

Para
Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Të kam mik, por nëse themi se jetojmë në parajsë është demagogji

Kryemadhi: Ne nuk premtuam 300-mijë vende pune, kam debatuar me Metën për Ligjin e Arsimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.