Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kometuar dhe një herë dorëheqjen e Saimir Tahirit ku shprehet se asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e Saimir Tahiri, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili.
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Kryemadhi reagoi dhe për akuzat dhe sulmet që i bëhen LSI-së, pasi sipas saj Rama me njerëz të paguar ka sulmuar dhe intimiduar LSI-në
“Tashmë ju jeni të informuar, kjo vjen si rezultat të punës suaj dhe përpjekjeve tuaja. Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë por u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.
Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe shoë. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.
Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës”.tha Kryemadhi.
(M.Q/Faxweb)