20:30 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi: Kryeministri Rama të tërhiqet nga ndërtimi i impiantit të plehrave në Verri

19:11 | 22/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi: Kryeministri Rama të tërhiqet nga ndërtimi i impiantit të plehrave në Verri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj banorëve të Verrisë të cilët protestuan, që siç shprehet Kryemadhi, që në tokat e tyre të mos helmohen, të mos helmohen fëmijë e tyre dhe të mos sëmuren, bagëtitë e tyre të mos ngordhin nga helmet, dhe akoma më shumë të mos detyrohen të emigrojnë dhe të largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së i bën thirrje dhe Edi Ramës që të heq dorë nga plehrat, sepse do të përfundojë në kazanin e plehrave edhe ai vetë, por i pariciklueshëm më.

“I bëj thirrje çdo shqiptari që sot të solidarizohet me Verrinë. Ky impiant nuk mund të ndërtohet aty, për shkak sepse ato janë toka buke, dhe ne mezi po gjejmë dhe po hapim toka të reja buke për shqiptarët.”

Ndër të tjera Kryemadhi shprehet se “i ftoj të gjithë qytetarët në datën 27 Janar të jenë në protestë kundër mafies së plehrave, kundër vjedhjes së naftëtarëve, kundër pabesisë që ushtrohet ndaj qytetarëve shqiptarë.”

Deklarata e plotë

Në qytetin e Fierit banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga Policia e Shtetit për shkak sepse kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen, të mos helmohen fëmijë e tyre dhe të mos sëmuren, bagëtitë e tyre të mos ngordhin nga helmet, dhe akoma më shumë të mos detyrohen të emigrojnë dhe të largohen nga shtëpitë e tyre.

Incinerimi nuk ka vend në Shqipëri, përveçse kur kërkohen rast për të përpunuar plehrat që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Dhe nëse ky është qëllimi i Edi Ramës, ky nuk është qëllimi i shqiptarëve. Ndaj sot beteja në Vërri nuk është thjesht e atyre banorëve, por e gjithë shqiptarëve. Është beteja kundër mafies së plehrave, që është instaluar në Shqipëri.

I bëj thirrje dhe Edi Ramës që të heq dorë nga plehrat, sepse do të përfundojë në kazanin e plehrave edhe ai vetë, por i pariciklueshëm më. I bëj thirrje çdo shqiptari që sot të solidarizohet me Verrinë. Ky impiant nuk mund të ndërtohet aty, për shkak sepse ato janë toka buke, dhe ne mezi po gjejmë dhe po hapim toka të reja buke për shqiptarët. 

Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët në datën 27 Janar të jenë në protestë kundër mafies së plehrave, kundër vjedhjes së naftëtarëve, kundër pabesisë që ushtrohet ndaj qytetarëve shqiptarë, dhe të protestojnë atje të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike, pa flamuj politik, por me flamurin e shpresës për ti kthyer ata qindëra dhe mijëra të rinj shqiptarë, që janë larguar nga Shqipëria për shkak të qeverisjes jashtëzakonisht të keqe të Edi Ramës.” (M.Q/Faxweb)

Etiketa: LSIMonika KryemadhiVerri
Pas

Kush është kandidati i Shoqërisë Civile për KLP-në që përplas ONM me Kuvendin

Para

Debat në komision, Bylykbashi: Lista e kandidatëve bie ndesh me kërkesën e OMN-së

Para
Debat në komision, Bylykbashi: Lista e kandidatëve bie ndesh me kërkesën e OMN-së

Debat në komision, Bylykbashi: Lista e kandidatëve bie ndesh me kërkesën e OMN-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.